Shpëtim Duro ka mbyllur shumë më shpejt se sa mendohej aventurën e tij në futbollin kosovar ku i ishte bashkuar në verë klubit të Suharekës.
Trajneri i njohur, mori drejtimin e klubi të sapongjitur në elitën e futbollit kosovar dhe e ktheu shpejt në pretendent, me rezultate që nuk priteshin kaq shpejt nga një ekip i bërë thuajse nga e para pasi ai ishte vazhdimisht pranë kreut të renditjes. Por dy humbje radhazi në kampionat kanë ndryshuar gjithçka dhe idetë e trajnerit me të klubit nuk përputheshin më.
“Panorama Sport” mëson se palët kanë gjetur një akord mes tyre sot dhe kanë mbyllur me mirëkuptim marrëveshjen që kishte mes tyre, duke ndarë rrugët, përcjellë Gazeta Enigma.
Duro e lë Suharekën në një pozicion të favorshëm në kampionat, 4 pikë larg kreut, por me një ndeshje më pak të luajtur.