Prishtinë: Arrestohet personi që dyshohet se hodhi pistoletën nga vetura

Prishtinë: Arrestohet personi që dyshohet se hodhi pistoletën nga vetura

Të premten në Prishtinë, u arrestua një person i cili dyshohet se e hodhi një pistoletë nga vetura.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nga vetura e tij në lëvizje dyshohet se ka hedhur një pistoletë”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje”.

Related Articles