Avionët izraelitë hodhën fletushka mbi Gazën jugore të shtunën, duke treguar një foto të shefit të vdekur të Hamasit, Yahya Sinwar, me mesazhin se “Hamasi nuk do ta sundojë më Gazën”, duke i bërë jehonë gjuhës së përdorur nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Lëvizja erdhi pasi sulmet ushtarake izraelite vranë të paktën 32 njerëz në të gjithë Rripin e Gazës dhe forcuan një rrethim rreth spitaleve në Jabalia në veri të territorit, thanë zyrtarët palestinezë shëndetësorë.
“Kushdo që hedh armën dhe dorëzon pengjet do të lejohet të largohet dhe të jetojë në paqe”, thuhet në fletushkë, e shkruar në arabisht, sipas banorëve të qytetit jugor të Khan Younis dhe imazheve që qarkullojnë në internet, raporton Reuters.
Formulimi i fletëpalosjes ishte nga një deklaratë e Netanyahu të enjten pasi Sinwar u vra nga ushtarët izraelitë që vepronin në Rafah, në jug pranë kufirit egjiptian, të mërkurën.