Njësitet e Antidrogës në Prishtinë dhe Gjilan kanë realizuar dy aksione sot në Prishtinë dhe Novobërdë, duke arrestuar tre persona të dyshuar për posedim të lëndëve narkotike, shkruan Enigma.
Gjatë kontrollit, policia gjeti rreth 1558 gram heroinë, 3 gram kokainë dhe 3175 euro në para të gatshme.
Sipas Sinjalit, të arrestuarit janë: Jeton Avdiji, Hajrush Isufi, dhe Blerd Aliji.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Gjatë kontrollit në dy lokacione të ndryshme, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 1558.4 gram substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit heroinë, 3175 euro para të gatshme, 880 dinarë serb, 2 gram kokainë, një veturë dhe dy telefona”
Të tre janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa policia vazhdon hetimet.