Presidentja Vjosa Osmani është takuar me krerët e Odës Ekonomike Amerikane dhe me përfaqësues nga Google dhe Amazon.
Ajo tha se bashkëpunimi ekonomik, investimet strategjike dhe zhvillimi digjital ishin në qendër të këtyre diskutimeve.
“Diskutuam për perspektivën ekonomike të vendit tonë dhe rëndësinë strategjike të bashkëpunimit të vazhdueshëm. Synimi ynë është përfshirja e plotë dhe e saktë Kosovës në platformat më të mëdha digjitale globale”, shkroi Osmani.
Tutje, e para e shtetit tha se synim tjetër gjatë këtyre takimeve ishte fuqizimi i sektorit privat në Kosovë, përmirësimi i cilësive të shërbimeve digjitale dhe avancimi i marrëdhënieve bilaterale.