Flet 75-vjeçarja që pretendon se u sulmua seksualisht nga nipi i saj

Flet 75-vjeçarja që pretendon se u sulmua seksualisht nga nipi i saj

Gjatë ditës së sotme, një 62-vjeçar është arrestuar nga policia e Ersekës së Shqipërisë, nën dyshimin se e ka thyer xhamin e dritares së banesës së një 75-vjeçareje dhe ka tentuar ta dhunojë seksualisht.

Ndërkaq, “Euronews Albania” ka folur me viktimën e këtij rasti.

Ajo është 75-vjeçarja Atixhe Pinjolli, e cila ka rrëfyer ngjarjen, ku ajo u sulmua seksualisht nga nipi i saj, 62-vjeçari Ali Pinjolli.

Ky shtetas dyshohet se ka thyer xhamin e dritares së banesës së nuses së xhaxhait, Atixhe Pinjolli, dhe ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë.

“Pardje në orën 02:30 isha në gjumë, më erdhën drutë, mi shkurtoi njëri dhe lashë dritën e ballkonit ndezur para se të flija. Në këtë orë dëgjoj një zhurmë, mendova se do më vidhnin drutë, kur hapa derën, pashë nipin e burrit. Kishte thyer xhamin, kishte rrëzuar mobiliet. Mu hodh përsipër dhe thoshte fjalë shumë të pista”.

“Kërkova ndihmë, thërrisja me gjithë fuqinë komshinjtë. Jemi vetëm pleq këtu. Asnjë nuk erdhi. Më shtyu. Me goditi disa herë por nuk i thashë policisë. Shenjat në fytyrë ai mi ka lënë. Do lajmëroj policinë por ‘ik me të mirë se të kam nip’ – i thashë. S’kam as burrë as djalë. Kishte 3-4 muaj nuk fliste. Nuk e di a ishte i pirë kur tha, ‘unë ERDHA PËR TY’. Unë të kam si djalë i thashë, se djalin tim e kam varrosur. U goditëm. Ja futa dorën në fytyrë. Ai shante policinë. Do lajmëroj vëllain i thashë. Turp të kesh i thashë, se të kam rritur si djalin tim. Kam frikë, ‘do e vras’, ‘do i vë zjarrin’, më tha pisllëqe”, tha 75-vjeçarja.

Policia e Shtetit ndërkaq ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar në flagrancë.

“Komisariati i Policisë Kolonjë arrestoi në flagrancë shtetasin A. P. 62 vjeç, banues në fshatin Psar, Ersekë. Ky shtetas dyshohet se ka thyer xhamin e dritares së banesës të një 75-vjeçareje dhe ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë”, ka njoftuar Policia e Shtetit.

Related Articles