Në një ceremoni të organizuar në ambientet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, kryesuesi i deritanishëm i KGjK-së, ka dorëzuar detyrën e kryesuesit tek kryesuesi i zgjedhur, Albert Zogaj.
Zogaj, ka falënderuar kryesuesin e deritashëm për kontributin e tij për zhvillimin e sistemit gjyqësor gjatë këtij mandati, duke thënë se do ta avancojë edhe më tej misionin e Këshillit dhe do të jetë në shërbim të plotë të fuqizimit dhe zbatimit të ligjit në Kosovë.
“Zotohem se do të përcjell me angazhim maksimal të gjitha iniciativat që janë në zhvillim e sipër si dhe iniciativat tjera të cilat janë në dobi të sistemit gjyqësor”, tha Zogaj.
Në takimin e 259-të me radhë të Këshillit, janë certifikuar rezultatet zgjedhore për zgjedhjen e anëtarëve të KGjK-së nga Gjyqësori.
Po ashtu, anëtarët e Këshillit aprovuan përgjigjen e Këshillit Gjyqësor në draft konceptin e Ministrisë së Drejtësisë për çështjen e Vetingut.