Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, për raportin e Bankës Botërore, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas Muratit raporti i Bankës Botërore është keqcituar, ai po demanton shifrat e qeverisë.
Bajrami e LDK-së ka dekalruar se nuk ka asnjë keqintrepretim të tillë.
Sipas Bajramit të vetmit që po keqintrepretojnë e po manipulojnë me shifra, “jeni ju“.
“Hekuran, nuk ka asnjë keqintrepretim të raportit të Bankës Botërore as nga opozita as nga ”mediet e afërta me opozitën”, është thënë fjalë për fjalë ajo çka thotë raporti i Bankës Botërore: ”vetëm 37% e popullsisë në moshë punë në Kosovë punojnë” dhe sipas këtij indikatori jemi më se keqi në rajon”.
“Ndërsa sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në fund të vitit 2023 kemi pasë 440 448 gra dhe 237 123 burra jashtë tregut të punës të grup moshës 15 deri 64 vjet. Të vetmit që po keqintrepretoni e po manipuloni me shifra jeni Ju, askush tjetër, se shifrat po ju sfidojnë me shumë se mediet e opozita. Ju jeni peng i mashtrimeve e premtimeve të juja”, ka shkruar Bajrami. /Gazeta Enigma/