Hajdari: Presim që sektori privat dhe shoqëria të ndërtojë një ekonomi më të fortë për të ardhme të qëndrueshme

Hajdari: Presim që sektori privat dhe shoqëria të ndërtojë një ekonomi më të fortë për të ardhme të qëndrueshme


Ministrja Rozeta Hajdari ka deklaruar se standardizimi është mjet thelbësor për një të ardhme të qëndrueshme.

Ajo në konferencë për Ditën Botërore të Standardeve, ka thënë se me këtë qasje synojnë ta fuqizojnë sektorin privat duke rritur prezencën produktet nga Kosova në tregjet ndërkombëtare.

“Standardizimi nuk është vetëm proces teknik, por mjet thelbësor dhe luan një rol të rëndësishëm dhe përparimin në zhvillimin e qëndrueshëm. Nga standardet mjedisore deri te standardet e cilësisë kuptojmë që këto standarde ndikojnë në një të ardhme më të mirë. Për këtë vit kemi lansuar edhe aplikacionin e standardeve ndërkombëtare”, ka deklaruar Hajdari.

Ajo ka theksuar se përmes strategjisë ne synojmë të transformojmë ekonominë tonë.

“Është një hap përfundimtarë drejtë një ekonomie të qëndrueshme, adaptimi i euro kodeve përfaqëson një tjetër aktivitet për vendin tonë. Përmirësimi i infrastrukturës kërkon standarde të larta që sigurojnë që këto standarde të respektohet. Me këtë qasje synojmë të fuqizojmë sektorin privat duke rritur produktet në tregjet ndërkombëtare. Ne presim që sektori privat dhe shoqëria të ndërtojë një ekonomi më të fortë për të ardhme të qëndrueshme. Dhe për këtë na duhet edhe mbështetje e nivelit qendror, le të angazhohemi të provojmë standardet në një ambient më të sigurt dhe më të qëndrueshëm”, ka thënë Hajdari. / Gazeta Enigma.

Related Articles