Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir meta është arrestuar me urdhër të SPAK, raporton Gazeta “Enigma”.
Në lidhje me këtë çështje Gazetari Xhensil Shkëmbi në një lidhje direkte në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Tutje ai ka deklaruar se nuk dihet nëse Meta ka pasur bashkëpunëtor në atë për të cilën akuzohet, e që është ende e paqartë dhe u shpreh se poashtu nuk dihet nëse do të ketë arrestime të tjera.
“Ende nuk dihet nëse do të ketë arrestime të tjera apo jo. Burime pranë Partisë së Ilirisë e pranojnë se ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Iliri Meta është arrestuar, e ende nuk dihet nëse ka pasur bashkëpunëtor për akuzat me të cilat ai do të njihet”, u shpreh tutje gazetari./Gazeta Enigma/
Video nga minuta 49.