Petkoviq: Nuk pres asgjë nga 24 tetori

Petkoviq: Nuk pres asgjë nga 24 tetori

Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, ka deklaruar se nuk pret asgjë konkrete nga takimi i 24 tetorit, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje Petkoviq ka insistuar në themelimin e Asociacionit, por që nuk pret të ketë risi pas takimit me kryenegociatorin kosovar, Besnik Bislimi më 24 tetor në Bruksel.

‘’Për Prishtinën është problem që të diskutojë Asociacionin e komunave serbe dhe përmbushjen e marrëveshjeve”, tha Petkoviq.

“Nuk mund të presë asgjë nga raundi i ardhshëm i dialogut në Bruksel i paralajmëruar për 24 tetor, sepse, thotë ai, është mësuar nga përvoja e negociatave dhe takimeve të mëparshme”, shkruan tanjug.

Beogradi është gjithmonë i vendosur të bisedojë dhe t’i përgjigjet çdo ftese të të dërguarit special Miroslav Lajçak dhe të jetë në Bruksel me ekspertët e palës serbe, ka thënë ndër tjera Petkoviq./Gazeta Enigma/

Related Articles