Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë ditës ka takuar ndihmësekretarin Jim O’Brien.
Ai është shprehur se me të kanë diskutuar edhe për Marrëveshjen Bazike dhe aneksin e zbatimit të cilave po i shmanget Serbia duke mos i nënshkruar dhe shkelur ato vazhdimisht.
”Vizita e tij e parë në Kosovë në detyrën e re, u bë në takimin tonë të dytë brenda më pak se një muaji.
Me Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien diskutuam për më shumë se dy orë për marrëdhëniet dypalëshe dhe fushat në të cilat mund të thellohen edhe më shumë raportet e ngushta ndërmjet dy vendeve tona, pastaj për bashkëpunimin rajonal dhe për Marrëveshjen Bazike dhe aneksin e zbatimit të cilave po i shmanget Serbia duke mos i nënshkruar dhe shkelur ato vazhdimisht.
Shteteve të Bashkuara të Amerikës i jemi gjithmonë mirënjohës për rolin historik dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës dhe popullit tonë, dhe për bashkëpunimin e afërt që kemi në sektorë kyç për zhvillimin e vendit, si ai i energjisë, ekonomisë, financave, sigurisë e mbrojtjes”, shkroi Kurti. /Gazeta Enigma