Qalaj i PDK-së kërkon nga AKI shpalljen e “rrezikut të papranueshëm” pas audio-incizimeve Kusari-Radoiçiq

Qalaj i PDK-së kërkon nga AKI shpalljen e “rrezikut të papranueshëm” pas audio-incizimeve Kusari-Radoiçiq

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka komentuar video-incizimet e publikuara që dokumentojnë bisedat ndërmjet shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, dhe dy përfaqësuesve të Listës Serbe, Millan Radoiçiq dhe Sllavko Simiq.

Në emisionin “DPT te Fidani,” Qalaj ka kërkuar hetim nga organet kompetente të sigurisë, veçanërisht nga Agjencia Kosovare për Inteligjencë. Ai theksoi se ka kërkuar shpalljen e rrezikut të papranueshëm për shtetin e Kosovës, për shkak të komunikimeve që lidhen me individë të njohur për veprime kriminale.

“Ka qenë e domosdoshme të kërkojmë nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë që ta shpallë rrezik të papranueshëm këtë situatë, duke pasur parasysh se Millan Radoiçiq, i cili ka biseduar me Kusari-Lilën, ka qenë i sanksionuar nga SHBA-ja dhe është i njohur për disa krime,” tha ai, transmeton Gazeta Enigma.

Qalaj gjithashtu përmendi përgjegjësinë e Radoiçiqit për vrasjen e heroit Afrim Bunjaku dhe për sulmin terrorist në Kosovë, si dhe për tentativat e aneksimit të veriut nga Serbia.

Related Articles