Seanca në Gjykatën e Posaçme për Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe dy të tjerë është ndërprerë, me planifikimin për t’u rikthyer në orën 13:30.
Avokatët e të pandehurve kërkojnë të kenë akses në provat e paraqitura, raporton A2 CNN, përcjell Gazeta Enigma.
Ilir Meta, i arrestuar ditën e hënë te Kthesa e Kamzës, arriti në gjykatë rreth orës 09:00 për të mësuar më shumë mbi masën e sigurisë që i është vendosur.
Ai përballet me disa akuza, të cilat do të shqyrtohen në vazhdim./GazetaEnigma/