Batalioni Kinetic i Komandës Rajonale në Perëndim të KFOR-it ka përfunduar një operacion 24-orësh në vijën kufitare administrative me Serbinë.
Njoftimi është publikuar në Facebook, shkruan Gazeta Enigma.
“Një togë kroate realizoi aktivitete patrullimi dhe vëzhgimi gjatë këtij operacioni,” informon postimi.
KFOR-i theksoi se vazhdon të zbatojë mandatin e tij në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes në mënyrë të paanshme dhe në çdo kohë./GazetaEnigma/