Mesditën e së mërkurës në fshatin Dullc të Klinës ka nodhur një aksident trafiku, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas Policisë në këtë aksident trafiku jaë përfshirë dy vetura, ku si pasojë e këtij aksidenti katër persoan kanë mbetur të lënduar.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 12:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Dollc-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 4 persona kanë pësuar lendime trupore të njejtit janë derguar ne Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova. /Gazeta Enigma/