Tre të vdekur dhe 14 të plagosur nga sulmi terrorist në Ankara

Tre të vdekur dhe 14 të plagosur nga sulmi terrorist në Ankara

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, njoftoi se një sulm në ndërtesën e kompanisë shtetërore të mbrojtjes dhe hapësirës ajrore, TUSAS, la tre të vdekur dhe 14 të plagosur, raporton Enigma.

Sulmi ndodhi të mërkurën në periferi të Ankarasë, por Yerlikaya nuk dha detaje të tjera mbi autorët e sulmit.

Sipas televizionit NTV, sulmuesit arritën në hyrjen e kompleksit me një taksi dhe sulmuan personelin e sigurisë. Njëri prej tyre shpërtheu një bombë, ndërsa të tjerët arritën të hyjnë brenda ndërtesës.

Raportohet se të shtënat me armë vazhduan edhe pas depërtimit të sulmuesve, dhe disa punonjës mund të jenë marrë peng.

Related Articles