Yamal para “El Clasico”: Jemi skuadra më e mirë në botë dhe jemi gati për Realin

Yamal para “El Clasico”: Jemi skuadra më e mirë në botë dhe jemi gati për Realin

Lamine Yamal shprehu krenarinë për paraqitjen e Barcelonës, e cila arriti një fitore mbresëlënëse 4-1 ndaj Bayern Munich në Champions League.

Ai dhuroi një asistim që ndihmoi në sigurimin e këtij rezultati të shkëlqyer për katalanasit.

“Fitimi 4-1 kundër Bayernit ishte shumë i rëndësishëm, sidomos në një javë kaq të rëndësishme. Po performojmë shumë mirë këtë sezon,” deklaroi Yamal.

“A jemi një ekip i madh? Po, dhe këtë e kemi treguar,” shtoi ai për “Movistar” pas ndeshjes.

Kur u pyet për “El Clasico,” Yamal tha: “Ne ndiheshim shumë të sigurt përpara kësaj ndeshjeje, besojmë se jemi skuadra më e mirë në botë dhe mendoj se po e dëshmojmë këtë. Do të japim gjithçka për të fituar dhe le të fitojë skuadra më e mirë.”

Kujtojmë se “El Clasico” do të luhet të shtunën në ora 21:00./GazetaEnigma/

Related Articles