Nën patronatin e presidentes Osmani, sot zhvillohet ecja tradicionale dedikuar tetorit rozë

Nën patronatin e presidentes Osmani, sot zhvillohet ecja tradicionale dedikuar tetorit rozë

Nën patronatin e presidentës së Kosovës, Vjosa Osmani, me fillim nga ora 12:00, në Prishtinë do të zhvillohet ecja tradicionale që i kushtohet tetorit rozë.

Aktiviteti është paraparë që të zhvillohet në sheshin “Ibrahim Rugova”.

“Në orën 12:00, nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, së bashku me Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “JETA/VITA”, bëhet ecja tradicionale”, thuhet në njoftimin e presidencës. /Gazeta Enigma

Related Articles