Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduanin. Gjatë takimit, Barduani theksoi se KFOR-i do të vazhdojë të kontribuojë për një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, duke siguruar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
Ai ripërsëriti mbështetje të plotë për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke e konsideruar atë si “platformën e vetme për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dhe për arritjen e zgjidhjeve që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve”, shkruan Gazeta Enigma.
Sipas tij, kjo është esenciale për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin rajonal.
Gjeneralmajor Barduani shprehu angazhimin e tij për të forcuar bashkëpunimin me homologët, për të siguruar koordinim dhe për të minimizuar mundësinë e tensioneve, duke theksuar moton e KFOR-it: “UNITAS OMNIA VINCIT”./GazetaEnigma/