Hamza: I kam hyrë garës që të merrem me problemet reale të qytetarëve

Hamza: I kam hyrë garës që të merrem me problemet reale të qytetarëve

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike, Bedri Hamza, nga Peja tha se qytetarët e duan një qeveri që “ua ndryshon jetën për të mirë, ua rrit pagat dhe përmirëson mirëqenien”.

“Unë i kam hyrë garës për kryeministër që të merrem me problemet reale të qytetarëve”, shkroi Hamza në një postim në Facebook.

“Dramat politike nuk i shërbejnë vendit dhe nuk ua sjellin asnjë dobi qytetarëve”, shtoi ai. /Gazeta Enigma

Related Articles