Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po zhvillon takimin e saj me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në një postim të bërë para pak minutash në “X”, von der Leyen u shpreh se Osmani po bën një punë të madhe për të ardhmen evropiane të Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.
“Zgjerimi do të mbetet një top prioritet për mua. Jam e përkushtuar për një të ardhme ku të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e BE-së,” ka shkruar von der Leyen./GazetaEnigma/
Postimi i plotë:
Dear @VjosaOsmaniPRKS, you are putting a lot of hard work into Kosovo’s European future.
Enlargement will remain a top priority for me.
I’m committed to a future where all six Western Balkan partners are part of the EU. pic.twitter.com/ljFBGwYseP— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) October 26, 2024