Konjufca reagon pas sulmit ndaj Muhaxherit: Akt i papranueshëm, sulmuesit të marrin dënimin e merituar

Konjufca reagon pas sulmit ndaj Muhaxherit: Akt i papranueshëm, sulmuesit të marrin dënimin e merituar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka dënuar sulmin fizik që ka ndodhur ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit, shkruan Enigma.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se një veprim i tillë është papranueshëm për shoqërinë kosovare që për mjet dhe qëllim ka vetëm demokracinë.

Postimi i tij:

E dënoj sulmin ndaj Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit, si një akt të papranueshëm për shoqërinë tonë që për mjet dhe qëllim ka vetëm demokracinë. I uroj shërim të shpejtë e shëndet të plotë!
Dhuna kurrë nuk ka qenë zgjidhje e kurrë nuk do të zë vend, sepse jemi të vendosur kundër saj.

Mbështes organet përkatëse në punën e tyre për zbardhje të plotë të ngjarjes dhe bëj thirrje që organet e drejtësisë ta ndjekin në plotni rastin dhe sulmuesit të marrin dënimin e merituar.

Related Articles