Këtë të diel një ndërtesë 10 katëshe në Shqipëri është përfshirë nga zjarri, raporton Gazeta “Enigma”.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë.
Mësohet se zjarri u shkaktua në kabinën elektrike që ndodhet në katin përdhesë të ndërtesës.
Si pasojë e flakëve e gjithë ndërtesa ishte me tym, ndërsa banorët arritën të dilni jashtë dhe deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.