Visar Azemi nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se do të kandidojë për kryetar të Ferizajt, si dhe do të jetë pjesë e listës së LDK-së për deputet, raporton Gazeta “Enigma”.
“Po unë do të kandidojë përsëri për deputet. Po ashtu kërkojmë që të ngrihet vota e Lidhjes Demokratike në Ferizaj, dhe për atë unë do të marr pjesë në garën për deputet. Unë do të jem kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj për të garuar për të parin e komunës, dhe gjitha përgatitjet e mija janë duke funksionuar në atë drejtim”, tha Azemi në D.P.T. te Fidani.
Ndërkaq i pyetur se a do jetë e vështirë përballja me kryetarin aktual të Ferizajt, Agim Aliu, Azemi u shpreh se politika është vet sfiduese e dikur bëhesh bajat, duke iu referuar kështu paraqitjes së Aliut.
“Politika është sfiduese, përderisa je i famshëm, dikur bëhesh edhe bajat, sepse nis dhe bën gabime të njëpasnjëshme”, tha Azemi. /Gazeta Enigma/