Haradinaj prezanton strategjinë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Haradinaj prezanton strategjinë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ramush Haradinaj, lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka paraqitur vizionin e tij për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, me theks të veçantë në anëtarësimin e drejtpërdrejtë të Kosovës në NATO.

Ish-kryeministri theksoi se plani dhjetëvjeçar, i dakorduar me Amerikën dhe NATO-n, do të shërbejë si bazë për këtë iniciativë, shkruan GazetaEnigma.

“Anëtarësimi në NATO do të jetë kthesa më e madhe e sigurisë për Kosovën,” deklaroi Haradinaj, duke theksuar se kjo do të garantonte zhvillim ekonomik dhe do të inkurajonte investimet. Ai paraqiti tri aspekte kryesore të planit për anëtarësim: politik, ushtarak dhe ekonomik.

Në aspektin politik, Haradinaj theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve me institucionet euroatlantike dhe konsolidimin e demokracisë.

Nga ana ushtarake, ai parasheh ngritjen e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës dhe zhvillimin e industrisë mbrojtëse vendore. Ekonomikisht, Haradinaj propozon aktivizimin e resurseve të Kosovës për partneritet me vendet e Aleancës.

“Kjo kthesë e madhe ekonomike do të sigurojë qëndrimin e qytetarëve, veçanërisht të rinjve në Kosovë,” përfundoi ai, duke premtuar gjithashtu përmirësime në sistemin shëndetësor dhe arsimor./GAZETAENIGMA/

Related Articles