Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka treguar se sa do të rritet paga bazë e një ushtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas ngritjes së fundit që ka paralajmëruar Qeveria e Kosovës, shkruan Enigma.
Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se rritja do të jetë në vlerë të 18 për qind.
“Nga viti 2025, rritet paga bazë e ushtarit për 18%. Pra nga 616 sa është aktualisht do të arrijë në 726 euro”, ka thënë Maqedonci.