Po mendoni të filloni me ushtrime?
Mësoni për gabimet e fillestarëve që i bëjnë në fitnes.
Fillojnë të ushtrojnë shumë rëndë, dhe shumë shpejtë
Shumica e ngritjeve të peshave dhe ushtrimet për një kohë të shkurtër që rritë adrenalinën e secilit por është e rrezikshme kjo gjë.
Shumica e fillestarëve që fillojnë të ushtrojnë ushtrimet e këtij lloji të fitnesit, duke tentuar të bëjnë gara njëri me tjetrin se cili mundet të bëjë më shumë ushtrime për një kohë më të shkurtër, në vend se të mësojnë të gjejnë paqen dhe sfidojnë vetën në këtë llojë të fitnesit.
Është e rëndësishme që të merret çdo ushtrim ngadale në javët e para ose muajt e parë, dhe të lejoni trupin tuaj t’i përshtatet rritjes së intensitetit të këtyre ushtrimeve.
Mësoni si të bëni një lëvizje të ushtrimit në këtë llojë fitnesi në mënyrë të duhur, dhe largoni egon nga vetvetja juaj, nuk është nevoja që ju të lëndoheni pa arsye.
Nuk i qëndron gati ushtrimeve rregullisht
Atletët duhet të kenë përkushtim të madh në këtë disciplinë të fitnesit.
Si në çdo sport, në mënyrë që të bëheni një ndër më të mirët në atë sport, ju duhet rregullisht të ushtroni ushtrime në lidhje me atë sport.
Nëse përkushtoheni 3 muaj, me nga 3-4 ditë në javë, ju do të keni rezultat.
Ushtrimet e tepruara
Duke konsideruar intensitetin e nivelit të ushtrimeve, si në çdo sport tjetër, trupi ka nevojë për pushim dhe rigjenerim të mjaftueshëm nga lodhja që keni fituar nga ushtrimet, ushtrimet e tepruara mund të jenë të dëmshme, transmeton Gazeta “Enigma“.
Orari i rekomanduar për ushtrime është 3 ditë ushtrime dhe 1 ditë pushim, më mënyrë që të pushoni mjaftueshëm.
Përqendrimi në qëllimet afatgjatë kundrejt objektivave afatshkurte
Në mënyrë që të bëheni i shpejtë dhe i fuqishëm, duhet të kalojë kohë dhe sakrificë.
Shumë atletë ngopen kur të arrijnë suksesin apo qëllimin për të cilin kanë shpenzuar kohë të madhe, dhe në fund e humbin rutinën e ushtrimeve dhe dështojnë. “Duhet të përqendroheni në çdo përsëritje të ushtrimeve që bëni, në pothuajse çdo hap, dhe çdo racion të ushqimit.
Të mos ushtruarit e mjaftueshëm për forcë
Fitness njihet për nxitje të pabesueshme të metabolizmit. Bëni ushtrime pull-ups. “Forca është e nevojshme për këto ushtrime, dhe shpesh shoh atletë që dështojnë të ushtrojnë si pasojë e të mos paturit forcë, dhe jo pse nuk kanë durim,” .
Ushtrimi për forcë është 100% i ndryshëm në mes të fillestarit, një mesatari dhe një atleti me përvojë ashtu që mësoni mirë të ushtroni dhe filloni të rrisni fuqinë.
Neglizhimi i nxemjeve dhe zgjatjeve
Nxemjet dhe zgjatjet e muskujve mund të mos jenë pjesa më interesante, por pa ato ju vetëm se rrezikoni për tu lënduar. Nuk ka arsye për cilido atletë të çfardo niveli të fitnesit të mos bëjë nxemjet themelore dhe zgjatjet e muskujve.