Dëshmitari i 100-të vazhdon dëshminë në procesin gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Dëshmitari i 100-të vazhdon dëshminë në procesin gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, dëshmitari i 100-të, me kodin W04809, po vazhdon dëshminë në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dëshmia po zhvillohet në seancë private, dhe mbrojtja e Thaçit pritet të fillojë me pyetje pas përfundimit të seancës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, njofton Gazeta Enigma.

Dëshmitari e nisi dëshminë të martën, në një sesion të mbyllur për publikun. Gjykatësi Charles Smith III njoftoi se të gjithë të akuzuarit do të ishin të pranishëm përmes video-lidhjes gjatë seancës së sotme.

Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar aktakuzën e konfirmuar më 30 shtator 2022, ndaj katër të akuzuarve për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Një aktakuzë e ndryshuar ishte dorëzuar më 29 prill 2022, duke përfshirë akuza për krime në zona si Gjilan, Budakovë dhe Semetishtë.

Të akuzuarit, përfshirë Thaçin dhe Krasniqin, kanë deklaruar se janë të pafajshëm në paraqitjet e tyre të para. Aktakuza ndaj tyre është konfirmuar më 26 tetor 2020./GazetaEnigma/

Related Articles