Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje mbështetën emërimin e 7 anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.
Pavarësisht që opozita nuk mori pjesë në votim, propozimi kaloi me 61 vota për, pa asnjë abstenim ose kundër, shkruan Gazeta Enigma.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca uroi anëtarët e rinj për suksese në mandatin e tyre trevjeçar.
“Mandati i anëtarëve të Këshillit është tri vite. Ju urojmë suksese”, tha kryeparlamentari, Glauk Konjufca./GazetaEnigma/