Përmbytjet në Spanjë, shkon mbi 60 numri i të vdekurve

Përmbytjet në Spanjë, shkon mbi 60 numri i të vdekurve

Në rajonin lindor të Spanjës gjithçka është kaotike, kjo pasi shira të rrëmbyeshëm kanë kapluar atë zonë.

Kështu kanë njoftuar autoritetet këtë të mërkure.

Nga këto përmbytje të paktën 62 persona kanë humbur jetën.

Shirat e rrëmbyeshme gjatë ditës së martë bënë që rrugë dhe qytete të përmbyten.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale shfaqën njerëz që kanë ngecur si pasojë e përmbytjeve.

“Për ata që ende kërkojnë të dashurit e tyre, e gjithë Spanja është me ju”, tha kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, në një fjalim televiziv.

“Fshatrave dhe qyteteve të shkatërruara nga kjo tragjedi u them të njëjtën gjë: Së bashku do t’i rindërtojmë rrugët, sheshet, urat tuaja”, tha ai.

Ndërkaq Carlos Mazon, shefi rajonal i Valencias, para shtypit tha se disa njerëz kanë mbetur të ngujuar në vende jo të qasshme.

“Nëse [shërbimet emergjente] nuk kanë mbërritur, nuk është si pasojë e mungesës së mjeteve, por për shkak të qasjes”, tha Mazon, duke shtuar se arritja në disa zona është “plotësisht e pamundur”.

Shërbimet emergjente në rajon u kanë bërë thirrje qytetarëve ta shmangin udhëtimin rrugëve dhe kërkuan nga ta që t’i përcjellin përditësimet shtesë nga burimet zyrtare. /Gazeta Enigma

Related Articles