Spanja ditëve të fundit është përballur me një fatkeqësi.
Gjithçka atje për momentin është kaotike. Kjo si rrjedhojë e vërshimeve dhe përmbytjeve të cilat ua morën jetën të paktën 95 personave deri më tani.
Dhjetëra të tjerë raportohet të jenë të zhdukur, në provincën lindore të Valenicës dhe më gjerë.
Kryeministri Pedro Sánchez ka shpallur tre ditë zie kombëtare ndërsa kushtet ekstreme vazhdojnë, duke kufizuar disa përpjekje shpëtimi.
Numri i të vdekurve mund të rritet pasi “ka shumë njerëz të zhdukur”, thotë qeveria. Në fjalimin e tij kombëtar të mërkurën, Sánchez u kërkoi qytetarëve të qëndrojnë vigjilentë dhe u zotua për një shërim të plotë, duke u thënë viktimave: “E gjithë Spanja qan me ju … ne nuk do t’ju braktisim.”, u shpreh ai. /Gazeta Enigma