Një gjykatë ruse ka e ka dënuar gjigantin teknologjik Google me një gjobë prej 20 deciliardë dollarë (20,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000) për bllokimin e përmbajtjes së 17 televizioneve ruse. Gjoba madje mund të rritet, përcjellë Gazeta Enigma.
Banka Botërore vlerëson GDP-në globale me rreth 100 trilion dollarë, që është shumë e vogël në krahasim me gjobën e gjykatës ruse për Google.
Për ta paguar këtë dënim, Google do të duhej të gjente më shumë para se sa që ekzistojnë për momentin në Tokë.
Shuma e çuditshme është llogaritur pas një çështjeje gjyqësore katërvjeçare që filloi pasi YouTube ndaloi kanalin ultra-nacionalist rus Tsargrad në vitin 2020 si përgjigje ndaj sanksioneve të vendosura nga SHBA kundër pronarit të tij. Pas pushtimit të Putinit në Ukrainë në vitin 2022, më shumë kanale u shtuan në listën e ndaluar dhe 17 stacione kanë paditur Google-n.
“Google u thirr nga një gjykatë ruse për përgjegjësi administrative sipas nenit 13.41 të Kodit të Kundërvajtjeve Administrative për heqjen e kanaleve në platformën YouTube. Gjykata urdhëroi kompaninë të rivendoste këto kanale”, tha avokati Ivan Morozov për median shtetërore TASS.
Gjykata po ashtu vendosi një gjobë prej 1,025 dollarë në ditë, me gjobë totale që dyfishohet çdo javë që nuk paguhet dënimi.
Megjithatë, Rusia nuk fuqi për të falimentuar kompaninë mëmë të Google, Alphabet, për këtë çështje.
Google në Rusi ka qenë joaktiv që nga viti 2022 pasi gjigandi i kërkimit u tërhoq efektivisht nga vendi pas operacionit special ushtarak të Putinit. Google thotë se autoritetet ruse kishin konfiskuar llogaritë e saj bankare dhe dega ishte në thelb e falimentuar.
Beteja po zhvillohet tani në gjykata anembanë globit pasi Rusia kërkon të konfiskojë asetet e Google, me pak sukses.
“Ne kemi çështje ligjore të vazhdueshme në lidhje me Rusinë. Për shembull, vendimet civile që përfshijnë dënime të përbëra janë vendosur mbi ne në lidhje me mosmarrëveshjet në lidhje me mbylljen e llogarive, duke përfshirë ato të palëve të sanksionuara”, raportoi Alphabet në deklaratën e saj të fundit të të ardhurave.
Google së fundmi raportoi të ardhura tremujore prej 88 miliardë dollarësh.
“Ne nuk besojmë se këto çështje ligjore në vazhdim do të kenë një efekt negativ material”, tha Google. /Gazeta Enigma