“Siguria në Kosovë” – Temë diskutimi gjatë takimit me komandatit të KFOR-it dhe ambasadorit turk

“Siguria në Kosovë” – Temë diskutimi gjatë takimit me komandatit të KFOR-it dhe ambasadorit turk

Komandanti i ri i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani sot është takuar me Ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angili.

Takimi i tyre ndodhi në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë.

Sipas një njoftimi përmes rrjetit social Facebook, gjatë këtij takimi është folur për sigurinë në Kosovë.

“Gjatë takimit u bisedua për trendet e sigurisë në Kosovë dhe më gjerë në rajon, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vendeve në Organizatat Ndërkombëtare dhe rolin e NATO-s”. “Gjeneralmajor Enriko Barduani nënvizoi përpjekjet e përditshme të KFOR-it për të përmbushur mandatin e tij dhe për të mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet tutje në njoftim. /Gazeta Enigma

Related Articles