Haradinaj reagon ndaj suspendimit të policëve: U bë me rekomandim të mjekëve të strukturave paralele

Haradinaj reagon ndaj suspendimit të policëve: U bë me rekomandim të mjekëve të strukturave paralele

Daut Haradinaj ka shprehur shqetësimin e tij pas rekomandimit të Inspektoratit Policor të Kosovës për suspendimin e tre policëve në Prishtinë.

Këta policë dyshohen se kanë arrestuar një punonjës të sigurimit të misionit EULEX pas një incidenti që kishte të bënte me parkimin e një veture private, shkruan Gazeta Enigma.

Haradinaj ka theksuar se suspendimi i këtyre policëve është i bazuar në rekomandimin e mjekëve të strukturave paralele.

Ai e cilëson këtë trajtim si dëshmi të qartë të mungesës së ndjenjës nga ana e qeverisë për ata që kontribuojnë për krenarinë e vendit.

“Suspendimi i dy policëve në veri, kinse për ‘përdorim force’, tregon se sa pak ndjenja ka kjo qeveri ndaj atyre që na bëjnë krenarë çdo ditë,” ka shkruar Haradinaj./GazetaEnigma/

Related Articles