FC Ballkani ka reaguar me shqetësim ndaj njoftimit të Feronikeli’74 për tërheqjen e këtij klubi nga garat e Superligës.
Skuadra nga Drenasi ka shpjeguar se arsyet e këtij vendimi janë të njohura, pasi përballen me probleme të vazhdueshme në lidhje me vendimet e kontestuese të gjyqtarëve, të cilat ndodhin pothuajse çdo javë, shkruan Gazeta Enigma.
Në një deklaratë, FC Ballkani, përmes një postimi në Facebook , apelon te Federata e Futbollit të Kosovës për të ndërmarrë masa përmirësuese në procesin e referimit.
“Çfarë po ndodh sot me Feronikelin mund të ndodhë nesër edhe me ne ose me klube të tjera”, thuhet në reagim./GazetaEnigma/
Postimi i plotë: