Mbrëmjen e së enjtes, dy vetura në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë u dëmtuan pasi iu shpërthyen gomat, njoftoi Policia e Kosovës.
Zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani, deklaroi se rreth dhjetë persona u mblodhën në një lokacion pas vendosjes së një stikeri në një përmendore afër, shkruan Gazeta Enigma.
Elshani theksoi se gomat e dy veturave ishin shpuar me mjete të mprehta, një gomë në secilën veturë.
Ai shtoi se policia është duke hetuar këtë incident dhe se deri tani nuk ka asnjë person të dyshuar apo të arrestuar./GazetaEnigma/