Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në lagjen e Boshnjakëve në veri, ku si pasojë janë grumbulluar dhjetëra njerëz.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy vetura kanë pësuar dëme pasi iu janë shpërthyer gomat, duke u shoqëruar me reagimin e qytetarëve në vendngjarje, shkruan Gazeta Enigma.
Zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani, tha se situata është destabilizuar pas vendosjes së një stikeri në një përmendore në afërsi, dhe se hetimet për incidentin janë në proces.
Zëvendësdrejtori Elshani, ka bërë të ditur se dy veturave i janë shpërthyer gomat.
“Ka pas një stikers që është vendos fillimisht në një përmendore aty afër. Një masë e njërëzve është mbledh (prej rreth 10 personave) dhe kemi dy vetura që iu janë shpërthy gomat me mjete të mbrehta (nga një gomë në secilën veturë) dhe tash policia po e heton këtë rast”, tha ai për Enigmën.
Njerëzit që ishin grumbulluar tashmë janë shpërndarë, ndërkaq Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti i cili është cilësuar si “Dëmtim kriminal”./GazetaEnigma/