Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, ka njoftuar se do të vizitojë Maltën në dhjetor për të marrë pjesë në Këshillin Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Sipas raportit të gazetës ruse “Vedomosti” dhe deklaratave nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, kjo do të jetë vizita e parë e Lavrovit në një vend të Bashkimit Evropian që nga dërgimi i trupave ruse në Ukrainë në shkurt 2022, raporton Reuters, transmeton Gazeta Enigma.
Kjo vizitë pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe zhvillimet në rajon.
Ambasada e Maltës në Rusi i tha gazetës “Vedomosti” se vendimi për ta mbajtur takimin e Këshillit Ministror të OSBE-së në ishull më 5 dhe 6 dhjetor “vlen për të gjithë anëtarët, përfshirë Federatën Ruse”.
“Delegacionet e OSBE-së njoftohen rregullisht për përparimin e përgatitjeve. Hollësi të mëtejme praktike, përfshirë ftesat, do t’u dërgohen delegacioneve të OSBE-së në kohën e duhur” – shtoi ambasada./GazetaEnigma/