“O satelit pa bisht” – Përplasje e ashpër midis Ramës dhe Kryemadhit

“O satelit pa bisht” – Përplasje e ashpër midis Ramës dhe Kryemadhit


Një debat verbal është zhvilluar midis deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, shkruan Gazeta Enigma.

E gjitha nisi kur Kryemadhi deklaroi se ka shumë komunikime me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe ministra të PS-së, që sipas saj SPAK i ka hequr në dosjen kundër saj.

I pyetur në emisionin ”Opinion”, Rama u shpreh se nuk debaton me njerëz që janë në hall.

“Më vjen shumë keq zonja është në hallin e vet dhe unë me njerëz që janë në hall të madh nuk debatoj. Nuk kam asnjë hall të kësaj natyre. E kam thënë dikur kur kam qenë më i ri dhe e kam pasur gjuhën më të lirshme në atë kohë. Nuk ka bir nëne apo bir tjetër që mua të më dalë përpara dhe të më thotë që një qindarkë e imja, e x, gjendet në xhepin tënd. Doli njëri, dhe ai njëri ka ardhur te unë më vonë dhe më ka shpjeguar se ishte ashtu puna etj. Kjo histori është një histori qensh, lehaqensh, dykëmbësorësh që kanë marrë rolin e qenit në mjedisin tonë publik dhe që lehin në të katërta anë dhe që i turren çdo njeriu e bëjnë çorbë dynjanë”, tha Rama.

E menjëhershme ishte replika nga Monika Kryemadhi.

“Pa merak o satelit pa bisht se ne këmbësorët ta kemi fijen për të të sjellë me këmbë në tokë”, u përgjigj Kryemadhi. / Gazeta Enigma.




Related Articles