Sindikalistët e shëndetësisë kanë njftuar se më 14 nëntor protestojnë para MSH-së

Sindikalistët e shëndetësisë kanë njftuar se më 14 nëntor protestojnë para MSH-së

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se do të protestojë më 14 nëntor, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas këtij njoftimi thuhet se vendimi për protestë është marrë në mbledhjen e rregullt të kryesisë më 31.10.2024.

Protesta do të mbahet duke filluar nga ora 11:00 para Ministrisë së Shëndetësisë.

“Vendimi për protestë u mor në mbledhjen e rregullt të Kryesisë më 31.10.2024,ku u diskutuan sfidat kryesore që po përballet sektori i shëndetësisë në Kosovë”.

“Me këtë protestë, FSSHK shpreh pakënaqësinë e thellë për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë, mospajtimin me propozimin e qeverisë për një rritje të vogël të koeficientit prej 0.5, si dhe mosnënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale”.

Sipas FSSHK-së, këto veprime pengojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe zhvillimin e një sistemi shëndetësor më të qëndrueshëm dhe të drejtë për të gjithë profesionistët shëndetësor. /Gazeta Enigma/

Related Articles