Gërvalla takohet me diasporën në Montreal të Kanadasë

Gërvalla takohet me diasporën në Montreal të Kanadasë

Gjatë vizitës së saj në Montreal, Kanada, për Konferencën Ministeriale mbi Dimensionin Njerëzor të Formulës së Paqes për Ukrainën, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, zhvilloi një takim me mërgatën shqiptare.

Në këtë takim, u diskua për rëndësinë e organizimit kulturor dhe mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët e diasporës, si dhe për regjistrimin e mërgatës dhe mundësitë e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën, shkruan Gazeta Enigma.

Gërvalla theksoi rëndësinë e regjistrimit të popullsisë, duke ftuar mërgimtarët të angazhohen në këtë proces të rëndësishëm për politikat dhe programet që lidhen me diasporën.

Ajo gjithashtu prezantoi programet që ofron Ministria për të rinjtë e diasporës, përfshirë diplomacinë qytetare, ku profesionistët e rinj kontribuojnë në institucionet e Kosovës dhe forcojnë lidhjet me vendin.

Takimi përfshiu një bisedë të hapur, ku mërgimtarët ndanë mendimet e tyre pozitive mbi proceset në Kosovë, integrimin euro-atlantik, investimet e diasporës dhe rolin e saj në forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe Kanadasë, duke shprehur gjithashtu mbështetje për sovranitetin dhe punën e institucioneve të sigurisë në vend./GazetaEnigma/

Related Articles