Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me bashkëshortin e saj mbrëmë mori pjesë në Ballon e Marinsave amerikanë, raporton Gazeta “Enigma”.
Vet Osmani e ka publikuar disa fotografi nga organizimi i kësaj mbrëmje në profilin e saj në Facebook.
“Mbrëmë në Ballon e Marinsave amerikanë, një traditë tashmë e vendosur në 249 vjet që U.S.Marine feston ditën e themelimit dhe përkujton të gjithë ata që dhanë jetën e sakrifikuan për liri e paqe kudo në botë”, ka shkruar Osmani. /Gazeta Enigma/