Komuna e Gjilanit shpërndan serra në vlerë prej 128 mijë eurove

Komuna e Gjilanit shpërndan serra në vlerë prej 128 mijë eurove

Të hënën, Komuna e Gjilanit njoftoi se 128 fermerë kanë përfituar serra të madhësisë 100 m², vlera e të cilave arrin 128 mijë euro, raporton Gazeta Enigma.

Në njoftim thuhet se Drejtori për Bujqësi dhe Pylltari, Bajram Isufi, bashkë me koordinatoren Kosovare Pajaziti, nga “Islamic Relief Kosova”, kanë vizituar disa zona në fshatra e qytet ku po bëhet montimi i serrave 100 m² në bashkëpunim me shoqatën e lartcekur.

“Kemi shpërndarë 128 serra për 128 fermerë dhe pas shpërndarjes ka filluar edhe montimi i tyre, ku edhe kemi vizituar disa lokalitete për të parë nga afër ecurinë e montimit të tyre”, tha Isufi.

“Mbështetja ndaj fermerëve në rritjen e kapaciteteve prodhuese nuk do të ndalet në forma të ndryshme nga Komuna e Gjilanit, pasi që e kemi edhe prioritet të vazhdueshëm bujqësinë dhe rritjen e vazhdueshme të mirëqenies së fermerëve”, tha Isufi. / Gazeta Enigma.

Related Articles