Kurti takon ambasadorin jorezident të Japonisë për Kosovë, flasin për marrëdhëniet dypalëshe

Kurti takon ambasadorin jorezident të Japonisë për Kosovë, flasin për marrëdhëniet dypalëshe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Vjenë për Forumin Ekonomik të Vjenës.

Ai atje ka takuar ambasadorin jorezident të Japonisë për Kosovë, Ryuta Mizuuchi.

Sipas një komunikate për media, në takim thuhet se u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe të Kosovës dhe Japonisë dhe fushat e bashkëpunimit bilateral.

“Kurti falenderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë për Kosovën dhe kontributin e rëndësishëm me projekte të shumta që realizohen përmes Agjencisë Zhvillimore JICA në fushën e mjedisit, menaxhimit të mbeturinave e shëndetësisë”. /Gazeta Enigma

Related Articles