Donald Trump tashmë edhe zyrtarisht është presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Liderë nga e gjithë bota e kanë uruar atë për marrjen e përgjegjësisë së re.
Në mesin e tyre edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Scholz është shprehur se vendi i tij “do të mbetet një partner i besueshëm transatlantik”.
“Presidenti Trump do të marrë detyrën në një kohë sfidash dhe krizash të mëdha. Shtetet e Bashkuara dhe Presidenti kanë një rol qendror për të luajtur në tejkalimin e tyre”, ka thënë Scholz teksa ka folur për gazetarët në Kancelarinë në Berlin, raporton AP, transmeton Gazeta Enigma.
“Sigurisht që shumë gjëra do të jenë të ndryshme nën një administratë të udhëhequr nga Donald Trumpi. Donald Trump e ka bërë gjithmonë të qartë këtë publikisht”, ka shtuar ai.
Trumpi është zgjedhur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të mërkurën, një rikthim i jashtëzakonshëm për një ish-president që refuzoi të pranonte humbjen katër vjet më parë, shkaktoi një kryengritje të dhunshme në Kapitolin e SHBA-së, u dënua për akuza penale dhe u mbijetoi dy tentativave për vrasje.
Me një fitore në Wisconsin, Trumpi arriti 270 votat elektorale të nevojshme për të siguruar presidencën. /Gazeta Enigma