Kur pritet ta marrë Trump detyrën si president i SHBA-ve?

Kur pritet ta marrë Trump detyrën si president i SHBA-ve?

Donald Trump është zgjedhur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kandidati republikan, si dhe ish-president, ka garuar kundër demokrates Kamala Harris në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Trumpi ka fituar në shumicën e atyre që njihen si shtete të papërcaktuara, duke siguruar më shumë se 270 vota të Kolegjit Elektoral.

Një kandidat duhet të fitojë të paktën 270 vota për t’u shpallur fitues. Fitorja e tij është konfirmuar pasi ka triumfuar në katër shtete të papërcaktuara: Pensilvani, Wiskonsin, Karolinë të Veriut dhe Georgia.

Pasi ka marrë votat e nevojshme elektorale, pritet që të votohet në Kolegj Zgjedhor e të certifikohet në Dhomën e Përfaqësuesve më 6 janar 2025.

Presidenti i ri merr detyrën më 20 janar 2025.

Rreth 150 milionë amerikanë kanë votuar në zgjedhjet presidenciale, në ose para ditës së zgjedhjeve.

Related Articles