Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po merrë pjesë në takimin e Komitetit Politik Evropian.
Ngjarje kjo që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Atje Rama ka takuar liderë nga rajoni e Evropa.
Në disa imazhe Rama shihet ta ketë takuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn.
Ai ka gjetur dhe një kohë për t’u ulur dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Gjatë bisedave me Orbanin nuk kanë munguar dhe të qeshurat.
Liderët pjesëmarrës do të diskutojnë mbi sfidat e sigurisë me të cilat përballet Evropa, në seancën plenare e cila do të pasohet nga katër sesione kryesore mbi temat e migracionit dhe sigurisë ekonomike. /Gazeta Enigma
FOTO: