Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, në rrugën ‘’Mërgimtarët e Gjilanit’’, në Gjilan, rreth orës 14:00, një person është gjetur pa shenja jete.
“Prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda dhe njësitet tjera relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga hetimet e para dyshohet se viktima është qëlluar me armë zjarri dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Kosovës – Njësinë e Hetimeve Rajonale në Gjilan, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, në mënyrë që të identifikohen personat e dyshuar”, thuhet tutje në komunikatë.