Ushtarët e KFOR-it ndezin buldozerët, pastruan një kanal pranë një shkolle në Rakosh të Istogut

Ushtarët e KFOR-it ndezin buldozerët, pastruan një kanal pranë një shkolle në Rakosh të Istogut

Togu i inxhinjerisë i KFOR-it italian, pjesë e Komandës Perëndimore, ka realizuar punime tokësore dhe nivelim në fshatin Rakosh, afër një shkolle, si dhe ka pastruar një kanal në zonë.

Punimet u kryen me përdorimin e ekskavatorit ushtarak Komatsu 1 të ushtrisë italiane, shkruan Gazeta Enigma.

Kjo aktivitet u realizua si pjesë e angazhimeve të misionit të KFOR-it në perëndim të Kosovës, ndërsa janë ndarë edhe fotografi të këtij aktiviteti

“Zona e prekur nga puna e inxhinierëve ushtarakë gjendet në fshatin Rakosh të komunës së Istogut. Punimet u kryen duke përdorur një ekskavator me gjurmë të ushtrisë italiane Komatsu 1”, thuhet në njoftim./GazetaEnigma/

Related Articles